TË FUNDIT

Lajmi fundit/ Arrestohen dy policë dhe kryeplaku i fshatit, zbulohet arsyeja e rëndë

Dy punonjës të Policisë dhe 6 persona të tjerë u arrestuan gjatë 48 orëve të fundit në Mallakastër dhe Kukës për shpërdorim detyre dhe kultivim të bimëve narkotike. Drejtoria e Hetimit të SHÇBA-së, në funksion të një procedimi penal disa mujor hetuar me metoda proaktive organizoi dhe finalizoi operacionin “Kopshti i Skacajve”, ku u asgjësuan disa bimë narkotike.

U arrestuan në flagrancë:

– Inspektor R.C. 58 vjeç, punonjës policie me detyrë ndihmës specialist i Policimit në Komunitet në Kukësit, për veprën penale të “Shpërdorim detyre”;

– H.Y., 64 vjeç, kryeplak i fshatit Piskë në Kukës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

– B.M., 58 vjeç, banor i fshatit Piskë, Njësia Administrative Shënmri, Kukës, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Nga hetimet, rezulton se punonjësi i Policisë dhe kryeplaku i fshatit Piskë, duke keqpërdorur atributet që u jep detyra, kanë lejuar dhe garantuar autorët e dyshuar të kryejnë këtë veprimtari të kundraligjshme. Edhe pse dyshohet se kishin dijeni mbi kultivimin e narkotikëve, ata nuk kishin informuar autoritetet.

Hetimet vijojne në lidhje me implikime të tjera të mundshme.

Ndërkohë, dje në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Berat dhe Komisariatin e Policisë Mallakastër, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Gjerbës”, SHÇBA ekzekutoi vendimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për punonjësin e policisë, L. XH., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Komisariatin e Policisë Mallakastër, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat