TË FUNDIT

I kërkoi favore seksuale nënës, gjyqtari rrezikon dënimin me burg

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 4 vite burg për gjyqtarin Roland Hysi i akuzuar për korrupsion. Gjithashtu, ajo ka kërkuar që për tre vite, Hysi të mos ushtrojë funksione publike.

Nëse Gjykata e Krimeve të Rënda e shpall fajtor, Hysi do të kryejë vetëm 1/3 e dënimit pasi ka pranuar gjykim të shkurtuar.

Në seancën e sotme, gjyqtari nuk ishte i pranishëm. Ai u arrestuanë janar, pas publikimit të një video-përgjimi në programin investigativ, “STOP” ku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale një vajze dhe në këmbim do t’i jepte kujdestarinë e fëmijës.

Së bashku me gjyqtarin Hysi u ndalua edhe psikologia Elona Meçani, e cila po ashtu ishte e përfshirë në afera korruptive.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat