TË FUNDIT

Historiani serb trondit të vetët dhe ofendon Vuçiçin: Kosova është shtet

Debati për Kosovën në Beograd është gjithnjë i ndjeshëm. Së fundmi ka qenë historiani serb, Millan St. Protic, ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi për Kosovën në një prononcim për të përjavshmen e Beogradit NIN

Protic ka deklaruar se Kosova është shtet, ndërsa presidentin Aleksandër Vuçiç e ka quajtur njëri të prapambetur. “Tregimi për Kosovën është i pasinqertë, dyfytyrësh dhe malicioz”, tha ai, ndërsa është shprehur i gatshëm “të vërë bast se presidenti i Serbisë, nuk e ka lexuar asnjë vepër të Max Ëeberit”. “Dikush me vetëdije i mban peng me dekada ata fëmijë fatkëqij serbë, ata varfanjakë sakatë nën lumin Ibër, të rrethuar me tela gjemborë, vetëm pse ata fëmijë iu shërbejnë si argument kryesor se Kosova është serbe, edhe pse e dinë se nuk është”, deklaroi historian.

“Ata nuk japin as pesë para për atë se si jetojnë ata fëmijë dhe, nëse më pyetni mua, gjithmonë është dashur të thirren ata njerëz që bashkë me fëmijët të vijnë në Serbi”, vijoi më tej ai. Historian pretendon se kjo është pjesa më e prapambetur e Europës, e cila nuk do të emancipohet në 500 vjetët e ardhshme.

“Kjo Kosovë edhe më tutje do të jetë obsesion ynë, edhe më tutje do t’i mbajmë fëmijët atje si pengje, që nga Mitrovica Veriore të krijojmë Sajgonin përplot kapadainj dhe kriminelë, ku bota e ndershme nuk ka kurrfarë mundësie për jetesë normale”, tha Protic.

“Vuçiç nuk ka lexuar as edhe një të vetmen libër të Max Ëeberit. Ai njihet më së shumti në disiplinat humaniste për definicionin e shtetit. Ai thotë shtet është territori i caktuar, populli në atë territor dhe pushteti mbi atë popull dhe atë territor. Pushtetin e përkufizon si monopol mbi forcën fizike. Sikur ky definicion i shtetit të aplikohej në Kosovë ajo do të ishte shtet.

Territori, populli dhe pushteti. A i ka këto Kosova? Sikur Vuçiqi njëmend të ishte veberist, ai do të ishte i detyruar ta pranojë Kosovën. Kaq për mosdijen e gjysmëintelektualizmin e tij”, deklaroi Protic.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat