Një burrë ka rënë nga një pallat ditën e sotme teksa po punonte.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apollonia” të Fierit, ku 40-vjeçari ra nga kati i dytë i një ndërtese.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në orën 16:00.
Ndërkohë, policia mbërriti menjëherë në vendndodhje, si dhe i lënduari u dërgua me urgjencë për në spital.
“Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi, D.M, 40 vjeç duke punuar në një ndërtesë, ka rënë nga kati i dytë i objektit dhe për momentin ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

