TË FUNDIT

Protesta/ Banorët e Laprakës paralajmërojnë Veliajn: Lali Eri bëj kujdes se…

Banorët e Laprakës kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë para bashkisë, ku paralajmëron kryetarin Veliajn.

Ata kanë protestuar kundër fabrikës së kullave Edil-Centro, ku sipas tyre po sjell ndotje të ajrit dhe fëmijët e tyre po rrezikohen.

“Kjo fabrikë çliron lëndë kancerogjene dhe na rrezikohet jeta. I bëjmë thirrje lali Erit të ketë shumë kujdes. Ne vijmë për jetën tonë. Na e taksoni ajrin, ne do e paguajmë”, theksuan disa banorë.

Ata janë shfaqur para bashkisë me parulla dhe pankarta ku shkruhet: Një jetë kemi, mos na e nxini.

Sipas banorëve, fabrika prej 6 vitesh vijon aktivitetin e saj pa leje mjedisore, ndërkohë që herë pas here është gjobitur nga Inspektorati i Mjedisit për ndotjen e shkaktuar. Nga kjo fabrikë, sipas vetë banorëve preken rreth 10 mijë qytetarë që jetojnë në zonën përreth, ndërsa shtojnë se në çdo familje ka të paktën 1 person të sëmurë nga rrugët e frymëmarrjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat