TË FUNDIT

Makina përplas biçikletën, 1 i plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një person ka mbetur i plagosur.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Kukës-Shtiqen, ku  një makinë ka marrë përpara një biçikletë.

I aksidentuar është një 31-vjeçar me inicialet A.Gj, i cili ndodhet në spitalin e Kukësit në gjendje të rëndë.

Mësohet se i riu po udhëtonte me një biçikletë teksa është përplasur nga një automjet drejtuesi i të cilit mësohet se është shtetasi me inicialet E.B i cili është shoqëruar në Komisariat.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbulimin e detajeve dhe rrethanave të aksidentit të rëndë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat