Kryeministri Edi Rama pas tërmetit ka folur në lidhje edhe me integrimin e Kosovës si një shtet i pavarur.
Ai bëri me dije se është e pajustifikueshme që një vend me dy milionë banorë mbetet i izoluar nga rrjeti i vizave, një vend që ka luftuar fort për lirinë e vetë sipas Ramës.
“Ballkani perëndimor do të arrijë të shkëputet nga e kaluara njëherë e përgjithmonë, të integrojë tregjet dhe të krijojë një të ardhme për fëmijët e vet. Është e pajustifikuar, një vend me dy milionë banorë mbetet dhe sot që flasim vendi i vetëm populli i të cilit është i izoluar nga rrjeti i vizave.
Nga 2014 më shumë se 100 milionë njerëz janë shtuar asaj bashkësie njerëzish që hyjnë pa viza. Si është e mundur që BE të mbajë peng 2 milionë njerëz që kanë luftuar fort për lirinë e tyre. E dashur BE ndaloje këtë gjë të pakuptimtë
Është e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare, siç bëhen të gjitha shtetet e globit. Unë shpresoj e besoj se Ballkani Perëndimor të shkëputet nga e kaluara dhe të zhvillohet më tej”, nënvizoi Rama.
Rama ka edhe një mesazh për Serbinë.
“Republika e Kosovës e ka provuar veten si partnere e besueshme në rajon. Ka ardhur koha që miqtë tanë serbë të njohin pavarësinë e Kosovës, për t’i dhënë hakun historisë. E dashur Serbi, Kosova e pavarur është një realitet. Bëni histori për veten tuaj dhe më gjerë. Është e rëndësishme që Kosovës t’i jepet mundësia të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare, siç bëhen të gjitha shtetet e globit. Unë shpresoj e besoj se Ballkani Perëndimor të shkëputet nga e kaluara dhe të zhvillohet më tej”, theksoi kryeministri.

