TË FUNDIT

Lajmi fundit/ Të shtëna me armë zjarri plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në Lezhë. Dyshohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një shtetas, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:05, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi S.N. 27 vjeç, banues në Ishull Lezhë i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat