TË FUNDIT

Basha mbledh Kryesinë, jep porositë  për aksionin opozitar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur këtë të diel Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të partisë së tij.

Mbledhja po zhvillohet në selinë blu dhe në fokus të diskutimeve janë zgjedhjet dhe aksioni opozitar, që pritet të nisë në muajin tetor.

Kryedemokrati ka kërkuar përforcimin e aksionit opozitar veccanërisht ndaj skandaleve të mazhorancës qeverisëse.

“Zgjidhja e krizës janë zgjedhjet e parakohshme. Aksioni opozitar do të intensifikohet, gati për protesta. Ritmi i punës në terren duhet të rritet. Alternativa është duke u përgatitur”, mësohet të jenë disa nga porositë e para që Basha iu ka dhënë të tijve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat