TË FUNDIT

Lasgushit i shtohet Migjeni, të hënën fluturime drejt Italisë. Para Vitit të Ri vjen dhe Naimi

“Air Albania” do të nisë të hënën fluturimet drejt Italisë. Avioni quhet “Migjeni” dhe është i modelit Boing dhe një prodhim i vitit 2016.

Më 30 Shtator janë 3 destinacione të reja që kompania me kapital shtetëror do t’i ofrojë pasagjerëve: Romë, Milano dhe Bolonja.

Lajmin për nisjen e fluturimeve drejt shtetit fqinj e ka dhënë edhe Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Rama: “Ka lezet. Pranë Lasgushit ka mbërritur edhe Migjeni, gati për fluturimet e Italisë nga Rinasi, ku përpara Vitit të Ri do të ulet dhe Naimi, për destinacionet e tjera europiane”.

Nëse kërkon të udhëtosh drejt Romës, çmimi i një bilete nga Tirana fillon nga 69 euro dhe po aq kushton edhe për të shkuar në Milano, ndërsa fluturimet Tiranë-Bolonja janë edhe më lirë, duke nisur nga 59 euro.

Për periudhën Tetor-Shkurt, “Air Albania” ofron për çdo rezervim që bëhet në këtë periudhë, edhe 20% zbritje për çdo biletë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat