TË FUNDIT

Treni i linjës Vorë-Shkodër përplas një person, detajet e para

Një motoçikletë është përplasur në Laç nga treni i linjës Vorë- Shkodër. Ngjarja është regjistruar tek mbikalimi i hyrjes për në qytet, sapo treni ka lënë stacionin e Laçit. Drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Laçit ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Shkak është bërë ndërprerja e rrugës së menjëhershme trenit nga ana e motocikletës, e cila pavarsisht se kishte të ulura trarët që pengon kalimin e mjeteve në rrugë, nuk është marrë në konsideratë nga drejtuesi i motoçikletës, që ka sjellë për pasojë edhe plagosjen e tij.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat