Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë kryqëzimit të Patokut.
Katër të rinj kanë qenë duke udhëtuar me një makinë tip ‘Benz’, ku për pasojë automjeti ka përfunduar në kanal.
Fatmirësisht, të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën pasi nuk kanë marrë lëndime të shumta në trup.
Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Laçit.
Sipas policisë shkak është prerja e rrugës së një mjeti tjetër, ndërsa priten të kryhen veprimet nga ekspertët e policisë së Kurbinit.

