Të tjera lëvizje të krerëve drejtues në radhët e Policisë së Shtetit.
Shkarkohet pas 3 vitesh në detyrë drejtori i Policisë së Durrësit, Alfred Çepe.
Drejtor i ri i Policisë së Durrësit është emëruar Lorenc Shehu dhe prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë ditës së sotme.
Mësohet se më herët, Shehu që do të zëvendësojë Çepen, mbante detyrën e shefit të forcave speciale RENEA.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë ndryshuan drejtori i Policisë Rrugore dhe drejtori i Policisë Lezhë, për të cilët doli me akuza Partia Demokratike, duke thënë se u shpërblyen njerëzit që mbollën me kanabis vendin.

