Maskat ekzekutojnë me kallashnikov një Besnik Hidën, një 40-vjeçar nga Lushnja.
Ai është vrarë mëngjesin e sotëm në një bar Kafe në lagjen ‘Gafurr Muça’ ku ka qenë i vetëm duke konsumuar kafenë e mëngjesit.
Viktima është gjetur i shtrirë në tokë, në katin e dytë të lokalit, ndërkohë që dëshmitarët kanë parë autorët me maska të largohen me një makinë të vogël.
Hida është i njohur si tregtar makinash në qytetin e Lushnjes.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.

