TË FUNDIT

Ra nga dritarja, kolegë e nxënës homazhe për mësuesen (Video)

Roza Daliu, mësuesja nga Fieri humbi jetën tragjikisht dy ditë më parë, teksa ra nga kati i dytë duke larë dritaret. Sot nxënës dhe koleg të saj të shkollës “Mark Gashi”, kanë përkujtuar me dhimbje mësuese Roza Deliun.

Përmes një video-mesazhi prekës në faqen zyrtare në “Facebook”, të gjithë mësuesit dhe nxënësit janë shfaqur sot me tullumbace që mbante emrin e saj. Mes lotësh dhe duartrokitjesh ata kanë mbajtur një çast heshtje, teksa në fund kanë lëshuar tullumbacet në drejtim të qiellit.

“Kështu e kujtuam sot! Për mësuesen, miken, kolegen, njeriun! Një çast heshtje, një duartrokitje të gjatë dhe tullumbace në ngjyrën e emrit të saj. Faleminderit për atë që ishe, e mira jonë! Lamtumirë! ”, shkruan faqja e shkollës.

https://www.facebook.com/1698632407030295/videos/488604738660216/?v=488604738660216

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat