TË FUNDIT

Dalin emrat e viktimave/ Detaje nga masakra në Klos, djali pa babain të mbuluar më gjak

Janë mësuar emrat e viktimave dhe autorit në masakrën e ditës së sotme në Klos të Dibrës. Policia njofton se autori është Sali Dakuci, i cili vrau me armë kushëririn dhe djalin e këtij të fundit, nipin e tij. Pas ngjarjes ai mësohet të ketë vrarë dhe veten.

Sali Dakuci vrau me armë kushëririn, shtetasin Kujtim Dakuci dhe djalin e këtij të fundit, shtetasin Flogert Dakuci.

Vr.asja ka ndodhur për çështje pronësie, ku vëllai ka qëlluar me breshëri plumbash vëllanë e tij, i cili është shtrirë në tokë i mbuluar në gjak.

Menjëherë pas ngjarjes, pasi djali 17-vjeçar ka parë babanë e tij në tokë, ka ndërhyrë për t’i dhënë ndihmë, por është qëlluar edhe ai nga xhaxhai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat