Policia e Fierit ka prangosur tre gra të cilat kanë arritur të grabisin 9 steka paketa të ndryshme cigares në një market.
Bëhet me dije se tre gratë, 28, 41 dhe 55 vjeçe janë të tria banuese në Tiranë.
Pronari i marketit ka hapur kamerat dhe ka denoncuar rastin.
Policia ka identifikuar gratë dhe i ka arrestuar teksa largoheshin me makinë.
Ato janë ndalur dhe policia ka sekuestruar paketat e cigareve.

