TË FUNDIT

3 të arrestuar dhe 5 të proceduar, ç’po ndodh në Tiranë?

Tre persona janë arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës ndërsa 5 të tjerë janë proceduar.

Mbi ta rëndojnë akuza të ndryshme pasi kanë kryer disa vepra penale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

8 të proceduar nga Strukturat e DVP Tiranë për vepra të ndryshme penale, nga këta 3 të arrestuar dhe 5 të proceduar në gjendje të lirë

Nga Komisariati i Policisë Nr. 1 u bë arrestimi për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” i shtetasit:

– L. T., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka kaluar me semafor të kuq në drejtim të rrugës së Elbasanit dhe nuk i është bindur urdhrit të punojësit të policisë për ndaluar, por ka vazhduar me shpejtësi duke dëmtuar dhe një mjet. Pasi është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë në rrugën “Qamil Gurnjaku”, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë kryer në bashkëpunim” edhe shtetasit E. Ll., V. T., dhe E. D., të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, për prangosjen e shtetasit L. T.

Nga Komisariati i Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasit:

– A. K., 42 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, i shtetasit:

– A. Sh., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Asim Vokshi” ky shtetas i ka shitur një të mituri një dozë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. Është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 50 gr lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë dhe dy shtetas të tjerë për “Moskallzim krimi”.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat