Një tjetër aksident rrugor është shënuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Petrushë. Nga të dhënat e para thuhet se një trajler i tonazhit të rëndë ka goditur një makinë me targa greke, ndërsa dyshohet për të vdekur.
Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

