TË FUNDIT

Aksident në Tiranë-Durrës, makina ‘fluturon’ në ajër motorin

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Raportohet se një makinë ka përplasur një motor, por ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ngjarja.

Nga raportimet, dallohet motori i përplasur në tokë dhe pak metra më tej shihet skafandra e shoferit të motorit.

Policia mbërriti menjëherë në vendndodhje për të zbardhur ngjarje e plotë.

Si pasojë e aksidentit, në autostradë është krijuar një trafik i rënduar.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat