Dy shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia italiane.
Ata akuzohen për 73 vjedhje që kanë kryer në vendin fqinj, pikërisht në Marche, Umbria dhe Campania.
Raportohet se hetimet nga autoritetet kanë vijuar për 7 muaj.
Dy të arrestuarit janë të moshave 32 dhe 36 vjeç, ku grabitjet e tyre kanë vlerën marramendëse prej 200 mijë eurosh.

