Dy kamionë u përplasën sot pasdite në Fier në aksin pranë ish-UMB-së.
Sipas të dhënave, fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nga fotoja, shihet se njëri prej kamionëve ka goditur murin e një shtëpie në anë të rrugës, por nuk e ka shembur. Policia mbërriti pas disa minutash në vendngjarje, ku ka nisur hetimet për shkaqet e kësaj përplasjeje.
Rruga e ngushtë dhe kamionët në rrugë bllokuan për pak kohë qarkullimin e automjeteve.

