Vetëm 13 ditë ndjenji në postin e drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Vasilika Vjero, pasi dha dorëheqjen sot.
Vjero ka konfirmuar se është larguar nga detyra për shkak të problemeve shëndetësore të vajzës së saj. Ajo konfirmon se aktualisht ndodhet jashtë vendit.
“Po është e vërtetë dhe lidhet me shëndetin e vajzës sime dhe pamundësia ime pasi vajza është mbi çdo gjë”, sqaroi Vjero.

