TË FUNDIT

Ekzekutimi i Eri Zefit në Mirditë, zbardhen detaje të reja

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e 34-vjeçarit, Eri Zefi në fshatin Zall Xhuxh të Mirditës.

Raportohet se viktima para pak rrëmbimit e më pas ekzekutimit ishte nisur për te dajat e tij në Fran.

Thuhet se dy persona i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë rrëmbyer menjëherë.

Viktima ndryshe njihej me emrin Anton Zefi, ndërsa raportohet se pasaportizimin e ka në Adriatik të Laçit, ndonëse se viktima nuk ka jetuar asnjë ditë aty.

Për vrasjen e Zefit, policia ka shoqëruar disa persona dhe ka marrë në pyetje disa banorë të fshatit. Dyshohet se vrasja e Zefit ka ndodhur për motive gjakmarrje.

34 vjeçari i cili u gjet i vrarë në një kanal, është vëllai i Ndue Zefit, që vrau në shkurt të këtij viti fqinjin e tij Martin Ndrecën në Durrës.

Sakaq policia ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po bën kontrolle të zonës për të kapur autorin ose autorët.

Kujtojmë që Ndue Zefi pas një sherri për arsye banale ka shkuar në shtëpi duke marrë një armë kallashnikov dhe duke pritur viktimën pranë shtëpisë së tij.  Aty e ka qëlluar me 5 plumba, nga të cilët vetëm njëri prej tyre ka kapur 45-vjeçarin Ndrecën në pjesën e shpatullës, por kjo ka rezultuar fatale për të.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat