Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur pak minuta më parë se opozita nuk kërkon të mbajë me pekule kryeministrin, por të zgjidhë krizën që ka kapluar vendin.
“Detyra jonë nuk është të mbajë me pekule Ramën. Problemi është se shqiptarët e kanë frigoriferin bosh, të gjithë mendojnë të largohen nga vendi. Opozita synon zgjidhjen e krizës e jo të mbajë me pekule Ramën.
Ne po themi atë që ka thënë OSBE-ODIHR dhe një javë më parë Bundestagu gjerman. Hapin duhet ta merrte përgjegjësi, qeveria, ndërsa po e merr opozita me shumë përgjegjshmëri”, u shpreh kreu i PD.
“Ne kërkojmë që të vendosen bazat e një shteti ku asnjë individ të mos marrë peng institucionet, qeverinë, ekonominë dhe drejtësinë”, shtoi Lulzim Basha.

