Rreth dy vite më parë një shqiptar e ka kapur mat gruan me të afërmin e tij dhe që prej asaj dite e ka dhunuar dhe kërcënuar. Ngjarja ka ndodhur në Brescia, ku shqiptarët ishin zhvendosur prej vitesh bashkë me fëmijët.
Shqiptari është vënë në prangat e policisë italiane pasi ushtronte dhunë nga gruas, pasi kjo e fundit e kishte tradhëtuar me kushëririn e tij.
Dhuna dhe kërcënimet janë bërë edhe në sy të fëmijëve, të cilët siç kanë treguar para autoriteteve kanë përjetuar momente të tmerrshme.
Por edhe pasi ka mësuar për tradhëtinë e të shoqe me kushëririn e tij, burri shqiptar nuk ka pranuar ta ndajë atë por e kërcënon me dhunë. Shqiptari ka kërcënuar edhe kushëririn e tij me vdekje.
Tashmë ai do të përballet me akuzat e kërcënimit me vdekje ndaj grua dhe kushëririt, dhe për dhunë në familje.

