Një ngjarje shumë e rëndë raportohet të ketë ndodhur vetëm pak minuta më parë në Tiranë. Një ri rreth të 20-ve është hedhur nga një pallat në zonën e Komunës së Parisit.
I riu mësohet se është edhe futbollist dhe është identifikuar me emrin Aldo, ndërsa mbiemri nuk dihet ende.
Gjithashtu nuk është e sigurt nëse i riu është vetëhedhur apo e kanë hedhur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet, ndërsa nuk ka informacion mbi gjendjen shëndetësore të të riut.

