TË FUNDIT

Po luante me fëmijën në park, babait i vjedhin 600 mijë lekë

Policia arrestoi dy persona, të dyshuar si autorë të vjedhjes së 60.000 lekë ( të reja) një shtetasi.

Sipas policisë, të arrestuarit janë me precedentë të mëparshëm në fushën e vjedhjes.

Policia bëri të ditur arrestimin e shtetasve E.C. dhe P.D. banues në Lezhë për veprën penale ” Vjedhja’ kryer në bashkëpunim”

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, i kanë vjedhur shtetasit S.K. shumën monetare prej 60.000 lekë të reja të cilat i kishte lënë në çantë kur po luante me fëmijët në park.

Në cilësinë e provës materiale, dy shtetasve të arrestuar iu gjetën dhe sekuestruan një pjesë e shumës monetare të vjedhur.

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat