TË FUNDIT

Detaje nga tragjedia në Pogradec/ Si u gjetën nënë e bijë pa jetë në gropë dhe kush i nxori

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike e pasdites së sotme në Pogradec, ku nënë dhe bija u mbytën në rezervuarin e fshatit Alarup. Ato u gjetën pa jetë nga njëra prej tre vajzave të tjera të familjes Mazelli.

Njëra nga vajzat kërkonte nënën tek toka ku po punonte, por ka konstatuar se tek gropa që familja përdorte për vaditje ajo ishte mbytur bashkë me motrën, transmeton Report Tv.

Ka qenë vjehrri i 35-vjeçares ai që ka nxjerrë trupat nga gropa me ujë. Thellësia e gropës është 2-3 metra.

Liri Mazelli 35-vjeçe nënë e katër fëmijëve me origjinë nga Elbasani e martuar në Pogradec hyri për të shpëtuar vajzën E. Mazelli 10-vjeçe, por nuk arritën që të dilnin gjallë. Babai i vajzës punonte në Maqedoni dhe Greqi si emigrant.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat