Kryeministri Edi Rama ka uruar fituesit e zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa ka vlerësuar edhe gjestin e Kadri Veselit për pranimin e humbjes dhe që tashmë do të jetë në opozitë.
“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë.
Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën” shkruan Rama.

