TË FUNDIT

Aksident i rëndë, vdes në vend 42-vjeçari

Një aksident shumë i rëndë i ka marrë jetën një shqiptari në Ferrara të Italisë.

Sipas asaj që raportojnë mediat në vendin fqinj viktima quhet Mentor Carkaxhia, 42 vjeç.

Ai po drejtonte në drejtim të kundërt makinën e tij ‘’Chervrolet’’, e cila goditi makinën ‘’Peugeot’’,në të cilën ndodhej çifti Crevalcore (moshat 41 dhe 46 vjeç). Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘’Gorghetto’’ në orën 17:30 të ditës së djeshme.

Të lënduarit u dërguan në spitalin e Baggiovaras dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Mentor Carkaxhia mbeti i vdekur në vend.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat