TË FUNDIT

Mbyti foshnjën dhe e hodhi në kosh, gjykata greke jep vendimin e papritur për shqiptaren

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Greqi, ku një shqiptare mbyti dhe më pas hodhi në kosh foshnjën e saj.

Bëhet me dije se për 19-vjeçaren është dhënë dënimi me 5 vite burg, mirëpo  më pas u vendos që të lirohet me kusht.

Kjo, pasi gjykata theksoi moshën e re të saj në momentin e kryerjes së krimit të rëndë.

Gjithashtu edhe nëna shqiptare e 19-vjeçares u dënua me 12 muaj burg për pjesën e saj në vrasjen e foshnjes por u lirua gjithashtu me kusht.

Vajza shqiptare lindi foshnjen në tualetin e shtëpisë dhe e mbyti me kordonin e kërthizës, më pas ia dha nënës së saj për ta hedhur në kosh. Ato kanë deklaruar para autoriteteve se ky ishte një fëmijë i padëshiruar, ndaj dhe i kanë marrë jetën.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat