Një shqiptar është arratisur nga burgu në Campobasso në Itali.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur vetëm tre ditë më parë, ku tanimë e gjithë Italia është në kërkim të 45-vjeçarit.
Mësohet se i arratisuri quhet Olsi Shaqlli, i cili ka qenë i përfshirë në vrasjen e një sipërmarrësi apulian Giuseppe Intelletto 40 vjeç, ngjarje e ndodhur rreth 10 vjet më parë.
Ai u identifikua disa javë pas krimit pasi hetuesit gjetën gjurmët e ADN-së së tij në një gotë, në të cilët ai kishte pirë ujë.
Sipas medias italiane, 45-vjeçari është një person i rrezikshëm dhe kishte dalë nga burgu një ditë më parë, pasi kishte marrë leje.
Orët e lejet, atij i kanë mbaruar dhe nuk paraqitur në burg, duke vënë kështu karabinierët në ndjekje të tij, për ta rikthyer sërish në burg që të përfundojë dënimin prej 10 vitesh.
Arratisja e tij mund të jetë kryer me ndihmën e disa bashkëpunëtorëve. Ndërkohë, fotografia e 45-vjeçarit është shpërndarë në të gjitha mediat vendase.

