Një shqiptar ka rënë në pranga në Londër të Anglisë, ku ai kërkohej në Shqipëri për vrasje.
Raportohet se i arrestuari quhet Arjan Hoxhaj, 50 vjeç.
Ai kërkohej prej 24 vjetësh nga policia shqiptare, ku krimi që ai ka kryer ka ndodhur në 12 prill 1995.
Hoxhaj akuzohet për vrasjen e Ramadan Bregut, si edhe për tentativë vrasje të shtetasit Nefail Bregu.
Hoxhaj kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Ajo që bie në sy është fakti se policia shqiptare nuk zotëron asnjë foto të Hoxhajt.


