Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 3 të arrestuarit të cilët akuzohen për vrasjen e Stavri Minos. Mësohet se masa ‘burg pa afat’ është caktuar për Agron Hametin, ndërsa për Astrit Hametin dhe Nusret Hodën ‘Burg me afat’ 30 ditë.
56-vjeçar u dhunua fizikisht deri në vdekje nga tre të arrestuarit. Ata deklaruan në polici pas arrestimit se nuk kanë pasur asnjë qëllim të vrisnin Minon, duke u shprehur se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.
Sipas tyre, 56-vjeçari ka rënë pas goditjes në një gur dhe ka pësuar gjakderdhje, ndërsa kanë shtuar se nëse ambulanca do të kishte mbërritur më shpejt, mund ta kishte shpëtuar.

