TË FUNDIT

Aksident te rruga e Dibrës, përplaset çiklisti

Një çiklist i moshuar është përplasur sot nga një motorr në rrugën e ‘’Dibrës’’.

Shtetasi P.M. është goditur papritur nga drejtuesi i motoçikletës. 80-vjeçari i lënduar u dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, ende nuk është zbardhur autori i aksidentit.

Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 10:40 në rrugën e “Dibrës” një motoçikletë me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur çiklistin P. M.,80 vjeç.

Si pasojë e përplasjes çiklisti P. M është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe identifikimin e autorit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat