TË FUNDIT

Petrit Vasili: Të largojmë me çdo mjet Edi Ramën që s’paska kohë të presë BE!

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, teksa sjell në vëmendje dy deklarata në kryeministrit Edi Rama, ditën e djeshme në Beograd dhe një tjetër para dy vitesh në Bruksel, e akuzon atë se është kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se ” E kam thënë publikisht shumë herë që axhenda e zezë e Edi Ramës është kundër Evropës dhe integrimit evropian. Tanimë kjo është tepër e qartë. Edi Rama i shërben konfliktit, shpopullimit dhe shpërbërjes së Shqipërisë për t’i mbyllur asaj dyert e Evropës dhe zhvillimit e demokratizimit të saj.”

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Të largojmë me çdo mjet Edi Ramën që s’paska kohë të presë BE! E kam thënë publikisht shumë herë që axhenda e zezë e Edi Ramës është kundër Evropës dhe integrimit evropian. Tanimë kjo është tepër e qartë. Edi Rama i shërben konfliktit, shpopullimit dhe shpërbërjes së Shqipërisë për t’i mbyllur asaj dyert e Evropës dhe zhvillimit e demokratizimit të saj. Lexojeni deklaratën e poshtër të tij në Beograd. Një deklaratë antishqiptare, anti-Kosovë dhe anti çdo vlere madhore që shqiptarët anë e kënd Ballkanit dhe botës kanë ndërtuar. I çmenduri politik deklaroi në Beograd se: “S’ka ndryshim agjende në raport me partnerët ndërkombëtarë, por ka një ndryshim formati që është i ndërtuar mes nesh pa pritur që Bashkimi Evropian të ketë kohë të merret me ne. Le ta themi siç është realiteti, ne nuk jemi prioriteti i BE-së, prioriteti i tyre është procesi ku kanë hyrë për të reformuar veten. Ne nuk mund të presim të bëhemi prioriteti i BE-së” Pas kesaj deklarate çdo veprim ndaj Edi Ramës dhe bagëtisë së tij të rilindjes është legjitim. Ky individ i zi që bënte sikur iu shqye zemra për Evropën e nxori fytyrën e vërtetë anti-integrim. Bllokimi i Shqipërisë në rrugën e integrimit ka vetëm një renegat, një shkak, një pengesë dhe një fajtor, ai është Edi Rama. Dy vjet më parë në mes të Brukselit, ky i çmendur i bënte karshillëk Evropës me strategjinë e ligë për të na mbajtur jashtë saj.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat