Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Skrapar, ku një fëmijë thuajse 2 vjeç ka rënë në kazanin e rakisë.
Babai fëmijës kishte lënë rakinë duke zier në oborr dhe fëmija është rrëzuar duke rënë brenda.
Si pasojë fëmija i mitur ka pësuar djegie të rënda dhe fraktura të shumta në të gjithë trupin.
Ngjarja aksidentale ka tronditur jo vetëm familjarët e djalit, por të gjithë banorët e fshatit Therepel, të cilët kanë ndihmuar familjen për ta transportuar fëmijën drejt Spitalit të Skraparit.
Largësia e madhe e fshatit me Skraparin ka bërë që fëmija të mbërrijë në duart e mjekëve në gjendje kome.
Mjekët e Spitalit të Skraparit e kanë transportuar të miturin me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,duke deklaruar se gjendja e fëmijës ishte mjaft kritike.

