TË FUNDIT

“Më puth të thashë”/ Krimet e Rënda marrin vendimin për pedagogun Himçi

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për pedagogun e Elbasanit, Denis Himçi.

Pedagogu Himçi u kap në një video të fshehtë ndërsa i kërkonte puthje e favore seksuale një studenteje në këmbim të ndihmës për notë kaluese në disa lëndë, ku u përfshinë dhe disa pedagogë të tjerë të këtij universitetit, për disa prej të cilëve ka nisur dhe hetimi nga ana e prokurorisë.

Ai u arrestua nga blutë e qytetit të Elbasanit, ndërsa Universiteti i Elbasanit vendosi pezullimin e tij nga detyra deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.

Pedagogu kaloi dhe gjendje shock-u pas arrestimit ndërsa u dërgua me urgjencë në QSUT, Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sot Gjykata e Krimeve të Rënda, të cilës i ka kaluar dosja e Denis Himçit vendosi lënien e tij në burg deri në përfundimin e hetimeve dhe dërgimin e tij para togave të zeza.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat