TË FUNDIT

Bllokohet segmenti rrugon Orikum-Palasë, policia zbulon arsyen

Policia Rrugore njofton, se për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e segmentit rrugor Orikum – Palasë, ky segment rrugor do të jetë i kufizuar në të dyja krahët, për të gjitha kategoritë e mjeteve duke filluar që sot në orën 21:00 të mbrëmjes, e deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të shtunën tjetër (19.10.2019).

“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose zgjedhin rrugë të tjera alternative”, apelon policia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat