TË FUNDIT

“Janë bërë rrezik për të tjerët”. Policia hidhet në aksion ndaj urbanëve

Policia rrugore ka nisur një aksion duke monitoruar linjat e transportit publik të qytetit mbi zbatimin e rregullave të qarkullimit. Nga konstatimi disa linja të urbanëve janë kapur me shkelje duke u gjobitur.

“Duke konsideruar vështirësitë e lëvizjes së mjeteve të transportit publik qytetas, veçanërisht autobusët artikularë, por edhe rrezikshmërinë që u kanoset pasagjerëve dhe përdoruesve të rrugës në tërësi nga shkeljet e këtyre të fundit, rrugorët e kryeqytetit kanë nisur zbatimin e një plani veprimi, për monitorimin dhe evidentimin e të gjitha linjave të transportit publik qytetas, në raport me detyrimet, por edhe shkeljet e tjera që pengojnë dhe vonojnë subjektet e transportit përgjatë itinerarit të tyre.

Në funksion të këtij plani veprimi, janë dokumentuar dhe ndëshkuar 36 mjete të transportit publik qytetas, për mospozicionim në hapësirat e stacionit të rezervuar për ta, si dhe 87 automjete të tjera, të cilat janë evidentuar të pushuar në stacionet e autobusëve duke u bërë pengesë dhe njëkohësisht rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës” thuhet në njoftimin e policisë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat