Raporti i Komisionit të Venecias, lidhur me projektligjin e Qeverisë për sa i përket tokave bujqësore dhe titujve të Akteve të Marrjes së Tokës në Pronës, është komentuar edhe nga Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
“Shqiptare jini vigjilente, Venecia konfirmon se qeveria po ju vje.dh pronat”, apelon Vasili. “Komisioni i Venecias konfirmon qarte se rilindja shkel Konventen Europiane per te Drejtat e Njeriut per pronat. Venecia konfirmon gjithshtu qarte se rilindja shkel Kushtetuten per te grabitur pronat e shqiptareve. Rilindja e la Shqiperine pa Gjykate Kushtetuese qe te vidhte pronat e pashqetesuar sepse qytetaret nuk kane se ku te ankohen. Rilindja gjallon mbi grabitjen e prones se qytetareve. Ne krye te grabitjes eshte vete Kryeministri”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.
Më tej, vijon: “Kjo eshte nje vjedhje monstruoze qeveritare e prones se shqiptareve me qellime korruptive per perfitim miliardash,prandaj edhe ne projektligj kompetencat e procedurat,qe duhet te percaktoje ligji i rremben qeveria qe ti rrembeje pronat sipas qejfit.
Kemi nje qeveri qe dite e nate punon e vepron per vjedhjen e pronave te shqiptareve. Dhe hajde degjo pastaj keto gulçimet e perbetimet histerike te kryeministrit,i cili prin ne krye te qeverise me te korruptuar,qe ndertoi antishtetin me te kriminalizuar te Europes ne Shqiperi.
Lexoni cfare thote Komisioni i Venecias: ‘Ekziston një rrezik i lartë që projektligji të mund të krijojë probleme pajtueshmërie me nenin 1 të Protokollit të Parë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe dispozita të tjera, si dhe me Kushtetutën shqiptare.
Në veçanti, Nenet 7 dhe 9 të p/ligjit janë në thelb të paqarta dhe të pasakta, prandaj mbajnë një rrezik të lartë që zbatimi i tyre do të çojë në shkelje të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut’”.

