Paralajmërohen tensione në Tiranë. Si çdo ditë në orën 18:00 banorët e unazës së re do të dalin në protestë për të mbrojtur shtëpitë e tyre nga qeveria Rama, që në kurriz të tyre kërkon të vjedhë miliona euro.
Kjo zonë është rrethuar nga qindra policë, ndërsa ka pasur edhe të arrestuar. Qindra policë me urdhër të Sandër Lleshit kanë zbaritur në unazën e re dhe kanë nisur rrethimin e zonës për të mos lejuar banorët të protestojnë.

