Mjeku veteriner Rubin Piranej prej shumë vitesh punon për zgjidhjen e problemit të qenve endacakë në rrugët e Shkodrës. Në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës, nga viti në vit Piranej është përpjekur jo vetëm ti sterilizojë, por edhe ti ushqejë e mbrojë këto kafshë.
Gjatë një interviste për mediat, ai ka treguar mbi punën e bërë, por edhe alternativat më të mira e efikase për trajtimin e fenomenit të qenve endacakë, duke dhënë edhe këshilla për qytetarët.
Ai tregon se shumë qen sillen nga qytetet e tjera dhe madje edhe nga Mali i Zi në Shkodër, ku lihen në rrugë. Fenomeni është konstatuar edhe nga vetë banorët, të cilët e kanë denoncuar edhe në media këtë problematikë.

