TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Elbasan, 4 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Elbasanit, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji.

Thuhet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe fatmirësisht të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Në  aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, është  përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh., banues në fshatin Mengël Elbasan,  me mjetin  tip “Cintroen”, dh si pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit Cintroen  dhe tre pasagjrët e mjetit benz,të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-njofton policia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat