Në kuadër të vizitës zyrtare të tij në Tiranë, Kryeministri italian Conte, zhvilloi sot një takim edhe me Presidentin e Republikës Ilir Meta.
“Ndjekim me shumë vëmendje të gjithë debatin mbi vendimin që do të merret në Samitin e 17-18 tetorit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë që qasja realiste e çeljes në parim të negociatave, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare”, është shprehur Meta.
Presidenti inkurajoi që të rrisim bashkarisht përpjekjet për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj.

