TË FUNDIT

Elbasan/ ‘Skifterët’ bëjnë kërdinë, vjedhin miliona lekë brenda një banese

Një grabitje banese ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku disa hajdutë kanë bërë kërdinë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘5 Maji’ në familjen e shtetasit Shaqo Karafili.

Disa persona kanë hyrë brenda shtëpisë duke vjedhur para dhe disa bizhuteri.

Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me vjedhjen, por ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të grabitjes.

Familja Karafili ka konstatuar vjedhjen kur janë kthyer në banesë. Deri më tani mësohet se janë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat