TË FUNDIT

Pas lëndës plasëse, Behari kërcënon gjyqtarin Kuqo: S’do të gjendet varri…

Një ditë pasi i vendosi lëndën plasëse makinës së gjyqtarit Markelian Kuqo, i dënuari në burgun e Drenovës Neim Behari pranon se ai ka vendosur lëndën plasëse në makinën e gjyqtarit, por që pretendon se ky nuk ishte kërcënim, por vetëm paralajmërim.

Behari pretendon se me gjyqtarin Markelian Kuqo ka një çështje të hapur, pasi ky i fundit ka vendosur që ta transferojë të dënuarin në një burg tjetër, që nuk ka qenë në kërkesën e tij.

“Flas nga burgu i Drenovës, pranoj publikisht që ky gjyqtar ka një proces gjyqësor që ka një muaj dhe ka shkelur të drejtat e njeriut. Për shkak se unë kam bindje të djathta ai tallet me mua. Unë kam bërë një kërkesë në gjykatën e Korçës dhe kërkoj që të transferohem nga ky burg, ndërsa Kuqo do të më çojë në një burg që unë nuk e dua. Ky zotëria më përmend mua se pse kam shtetësinë greke, pse atij do ti jap llogari unë?!”, shprehet Behari.

“Urdhrin e kam dhënë unë, senator i Casa Nostrës italiane. Akuzohem për veprën penale të vrasjes, për këtë jam dënuar. Më ka detyruar drejtori i Burgut, unë jam urdhërues i atij muhabeti, nëse ai nuk revokon masën ndaj meje, atij gjyqtar nuk do ti gjendet as varri”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat