TË FUNDIT

Moti/ Ja kur do të rikthehen reshjet

Sipas Meteoalb orët e para të ditës do të paraqiten kryesisht të kthjellëta në të gjithë vendin, por vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore.

Gjithashtu pasditja dhe mbrëmja të vijojnë me kthjellime për ultësirën perëndimore ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do të kenë kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit do të ulën lehtë në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 7°C deri në 27°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Edhe për disa ditë do të mund të kemi fatin të shijojmë temperatura pranverore. Duke filluar nga data 25 tetor do të rikthehen reshjet. Situata me reshje dhe alternime do të vazhdojë e njejtë të paktën deri në fund të muajit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat