TË FUNDIT

Gjuajti përgjegjësin e Kadastrës, prangoset 63 vjeçari

Arrestohet nga Policia, 1 shtetas për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj.

Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushta përgjegjësin e Zyrës së Kadastrës Tropojë, shtetasin B.L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat